
Misioni Ynë
Misioni i Qendrës Nr. 49 është të ofrojë formim profesional cilësor, të orientuar drejt praktikës dhe kërkesave reale të tregut të punës. Përmes bashkëpunimit me bizneset lokale, institucionet arsimore dhe organizatat partnere, qendra ndihmon në krijimin e një ure të fortë ndërmjet arsimit profesional dhe punësimit të qëndrueshëm. Ne besojmë se çdo individ meriton mundësi për të zhvilluar potencialin e vet përmes edukimit praktik, inovativ dhe gjithëpërfshirës.
Vizioni
Të bëhemi një qendër model për zhvillimin e aftësive profesionale në Shqipëri, duke kontribuar në përmirësimin e punësimit dhe zhvillimit ekonomik lokal. Qendra Nr. 49 synon të krijojë një kulturë të të nxënit gjatë gjithë jetës, ku çdo individ ka mundësi të rrisë kompetencat dhe të përmirësojë jetesën e vet përmes arsimimit dhe formimit profesional.

Kurset Tona
Estetike
Ky kurs përgatit kursantët për profesionin e kozmetologut, duke i pajisur me njohuri dhe aftësi për trajtime estetike të fytyrës dhe trupit. Ai zgjat 360 orë mësimore (kryesisht praktikë) dhe zhvillohet 4 orë në ditë, 5 ditë në javë. Pas përfundimit, kursantët mund të punësohen ose vetëpunësohen në sallone bukurie, qendra estetike apo biznese të ngjashme. Me përvojë dhe kualifikime shtesë, mund të avancojnë profesionalisht deri në menaxhim të biznesit të estetikës.
Instalim dhe mirembajtje e rrjetit elektrik
Ky kurs përgatit kursantët për profesionin e elektriçistit të banesave, duke i pajisur me aftësi për instalimin, mirëmbajtjen dhe riparimin e rrjeteve elektrike në ndërtesa. Ai zgjat 360 orë mësimore, me fokus kryesor në praktikë. Pas përfundimit, kursantët mund të punësohen ose vetëpunësohen në kompani ndërtimi, biznese instalimesh apo shërbime mirëmbajtjeje elektrike. Me përvojë dhe kualifikime të mëtejshme, mund të avancojnë deri në nivelin e teknikut të mesëm ose inxhinierit elektrik, si dhe të hapin aktivitet privat në këtë fushë.
Instalim dhe mirembajtje hidraulike
Ky kurs përgatit kursantët për profesionin e instaluesit hidraulik, duke i pajisur me njohuri dhe aftësi për punime dhe instalime hidraulike në ndërtesa. Ai zgjat 360 orë mësimore, me theks të veçantë në praktikë. Pas përfundimit, kursantët mund të punësohen ose vetëpunësohen në kompani publike apo private që merren me instalime dhe mirëmbajtje hidraulike. Me përvojë dhe kualifikime të mëtejshme, mund të avancojnë në nivelin e teknikut hidraulik të mesëm ose të hapin biznesin e tyre në këtë sektor.
Kuzhine
Ky kurs përgatit kursantët për profesionin e ndihmës kuzhinierit, duke i aftësuar për përgatitjen e buljoneve, suprave, sallatave, brumrave dhe pjatave me mish, peshk apo perime. Ai zgjat 360 orë mësimore, me fokus kryesor në praktikë. Pas përfundimit, kursantët mund të punësohen ose vetëpunësohen në kuzhina restorantesh, hoteleve apo institucioneve. Me përvojë dhe kualifikime shtesë, mund të avancojnë në nivelin e kuzhinierit të kualifikuar ose të hapin aktivitetin e tyre privat në fushën e gastronomisë.
Përfitimet për pjesëmarrësit
-
Kualifikime të njohura në nivel kombëtar.
-
Trajnime falas ose me tarifa të reduktuara për kategori të veçanta.
-
Mbështetje për gjetjen e punës pas përfundimit të kursit.
-
Mjedis modern mësimi, me pajisje praktike dhe laboratorë profesionalë.
-
Konsulencë dhe orientim profesional individual.

.jpeg)
Partneritetet
Qendra Nr. 49 bashkëpunon me biznese vendase dhe organizata partnere që kontribuojnë në zhvillimin e moduleve të trajnimit dhe ofrojnë mundësi punësimi për pjesëmarrësit. Kjo qasje e integruar siguron që formimi profesional të jetë gjithmonë në përputhje me nevojat reale të tregut të punës.
















